Një lajm i mirë për të moshuarit që marrin aspirinë
Njerëzit e moshuar mund të rrisin ndjeshëm shanset e tyre për të shijuar një pension të gjatë duke marrë rregullisht aspirinë, sipas hulumtimeve të reja.
Lifestyle
Pensionistët që morën ilaçin të paktën tre herë në javë ishin pothuajse pesë herë më shumë gjasa të jetonin më gjatë rreth një dekadë më shumë, transmeton lajmi.net.
Gjetjet e studimit forcojnë një sasi provash në rritje në lidhje me përfitimet e aspirinës.
Një ekip i udhëhequr nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Rockville, Maryland, përcolli 146,152 amerikanë mbi moshën 65 vjeç midis viteve 1993 dhe 2008.
Atyre iu parashtrua një varg pyetjesh, duke përfshirë edhe atë se sa shpesh morën aspirinë. Studiuesit monitoruan shëndetin e tyre për një periudhë mesatare prej 12 vjetësh.
Ata që e morën ilaçin tre herë në javë ose më shumë, kishin 19 përqind më pak të ngjarë të vdisnin.
Në veçanti, aspirina ka një efekt mbrojtës për kancerin e zorrëve dhe gastrointestinal, përkatësisht me 29 dhe 25 përqind më pak raste. /Lajmi.net/