Prindërit e pakujdesshëm e lënë djalin e tyre 10-vjeçar ta vozisë veturën
Prindërit e një djali dhjetë vjeç u kapën në kamea duke e autorizuar të birin e tyre t'ua drejtonte makinën në autostradë.
Fun
Pamjet u regjistruan nga një shofer dëshmitar në fillim të kësaj jave në Telangana të Indisë, bën të ditur Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Në videon e siguruar, një vogëlush mund të shihet duke vozitur përgjatë korsisë qendrore të autostradës.
Mendohet se ngjarja ka ndodhur në një zonë periferike, para se t’i bëhej me dije një parregullësi e tillë policisë së trafikut.
Oficerët gjurmuan makinën dhe zbuluan se shoferi ishte vetëm dhjetë vjeç.
Ata i shqiptuan një gjobë pronarit të makinës.
Mosha minimale për të siguruar patentë shofer në Indi është 18 vjeç. /Lajmi.net/