Pas heqjes së dënimit, Chelsea mund t’i blejë këta lojtar në janar
Chelsea do të jetë e lirë të realizojë transferime në afatin kalimtar të janarit, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, ka vendosur t’u reduktojë dënimin e FIFA-s ‘Bluve’ të Londrës.
Sport
Skuadra që po drejtohet nga Frank Lampard ka qenë e dënuar me ndalesën për të bërë transferime për dy afate, pasi kishte shkelur rregullat për transferime për lojtarët nën moshën 18 vjeçare.
Pas shumë ankesave, Chelsea më në fund ka arritur të reduktojë dënimi.
Me heqjen e dënimit, Chelsea pritet të ndërhyjë në tregun e transferimeve në muajin janar, dhe kanë në dispozicion për të shpenzuar rreth 180 milionë euro.
Wilfred Zaha i Crystal Palace, Jadon Sancho i Borussia Dortmund, Ben Chilwell i Leicester City dhe Moussa Dembele i Lyon, janë objektivat e Chelsea.
Chelsea pas 15 xhirove, numëron 29 pikë dhe renditet në vendin e katërt në Bundesligë./Lajmi.net/