ZYRTARE: Reduktohet dënimi, Chelsea mund të realizojë përforcime në janar

Lajm fantastik për Chelsean dhe menaxherin Frank Lampard.

Sport

06/12/2019 12:52

Chelsea mund të realizojë përforcime gjatë janarit pas reduktimit të dënimit të FIFA-së pas ankesës së klubit në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

“Blues” ishin dënuar nga FIFA në shkurt për dy afate kalimtare pas shkeljes së rregullave për transferimin e futbollistëve të rinj.

Por, CAS e përmbysi vendimin duke e reduktuar në një afat kalimtar që klubi e kishte shërbyer gjatë verës.

Po ashtu, CAS ka reduktuar gjobën për Chelsean nga 600 mijë në 300 mijë franga. /Lajmi.net/