Xabi Alonso në telashe, prokurorët spanjoll kërkojnë rigjykimin e mesfushorit
Një gjykatë në Madrid e shfajësoi Xabi Alonson dhe llogaritarët e tij për tre akuza për mashtrim fiskal në nëntor, por prokurorët nuk po heqin dorë dhe po kërkojnë rigjykim.
Sport
Ai u akuzua për dështimin për të paguar rreth pesë milion euro taksë në vitet 2010, 2011 dhe 2012, por kjo nuk u vërtetua në gjykatë, përcjell lajmi.net.
Prokurorët argumentojnë, megjithatë, se gjykata vlerësoi gabimisht provat dhe vendimi duhet të konsiderohej i pavlefshëm.
Ata gjithashtu tregojnë për faktin se dënimi i referohej sjelljes “të pazakontë” nga ana e të akuzuarit. /Lajmi.net/