‘Gran gala del Calcio’: Ronaldo sulmuesi dhe lojtari më i mirë në Serie A
Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Serie A.
Sport
Ylli i Juventus dhe i kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është shpallur lojtari më i mirë për sezonin 2018/19 në Serie A, shkruan lajmi.net.
Portugezi pranoi çmimin e më të mirit edhe kur ai u nda vetëm për sulmuesit e ligës italiane.
Këto çmime portugezi i ka pranuar në ‘Gran gala del Calcio’, ku janë ndarë edhe çmime të tjera individuale për lojtarët e Serie A.
Kujtojmë se Ronaldo ishte i nominuar edhe për Topin e Artë, ceremoni në të cilën mungoi, ku Messi u shpall fitues. /Lajmi.net/