Kastrati shënon në Superligën e Kroacisë – golin e dedikon për viktimat në Shqipëri
Lirim Kastrati ka gjetur përsëri rrugën e golit.
Sport
Ylli kosovar, është aktivizuar nga minuta e parë në ndeshjen NK Lokomotiva – HNK Gorica, dhe besimin e trajnerin e ka justifikuar qysh në pjesën e parë.
Ishte minuta e 40’ kur Kastrati shënoi golin e parë në këtë takim, për epërsinë 1:0 të Lokomotivës, shkruan lajmi.net.
Golin e dytë e shënoi anëtari i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni.
Goli i Kastratit shkoi si dedikim për viktimat dhe të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell fotografinë. /Lajmi.net/