FSK-ja e ndihmon Shqipërinë me pajisje për strehim
Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë dhe me urdhër të komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, FSK-ja, sot ka nisur kontingjentin e parë, me pajisje ushtarake fushore për Shqipëri.
Lajme
Për shkak të katastrofës nga tërmeti në Shqipëri, një numër i madh i familjeve kanë mbetur pa kulm mbi kokë, dhe në bazë të vlerësimeve të para të bëra nga ekspertët, shumë shtëpi nuk janë të sigurta për banim.
Kontingjenti i FSK-së, i cili do të mbërrijë gjatë ditës, përmban: tenda, shtretër fushorë, batanije dhe pajisje tjera përcjellëse, të cilat do të dorëzohen në Shtabin e Krizës në Republikën e Shqipërisë. /Lajmi.net/