Medikamenti që do iu bëjë ta lëni përfundimisht duhanin

Shkencëtarët kanë zbuluar ndryshimin kimik që ndodh në tru. Kësisoj, ata mbi këtë bazë po punojnë në një medikament, i cili stimulon erën e cigares si të pështirë.

Lifestyle

27/11/2019 17:19

Sapo dikush të bëhet i varur nga konsumi i cigares, neuronet e njëjta që i thonë trurit të qëndrojë larg saj, njësoj stimulojnë edhe ndaj pirjes së duhanit, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, shkencëtarë nga Universiteti i Torontos kanë thënë se duke qenë në dijeni për këtë ndryshim, do mund të ndihmojnë duke dizajnuar një medikament që bllokon kënaqësinë e duhanit.

Drogat opioide janë tejët të fuqishme. Ato përmbysin trurin me kimikate ‘të ndjesisë së kënaqësisë’, siç janë endorfinat, të cilat lëshohen kur ushtrojmë, që rrisin ndjenjat e euforisë.

Nikotina është po aq e varur, por marrëdhënia e një të varuri me të është më e ndërlikuar sesa ajo mes dikujt që është i varur nga opiumi.

Ajo nxit edhe sistemin e shpërblimit të trurit dhe një reagim neverie.

Në të njëjtën kohë, nikotina imiton gjithashtu formën dhe aktivitetin e acetilkolinës, një neurotransmetues i përfshirë në kënaqësi, si dhe të mësuarit dhe disa forma të varësisë.

Shkencëtarët kanë ditur prej kohësh se nikotina sillet në këto dy mënyra në dukje kontradiktore.