Rovena Dilo shpreh pakënaqësitë rreth ‘Festivalit të këngës’
Ende pa filluar ‘Festivali i Këngës’ kanë filluar polemikat rreth kësaj gare.
ShowBiz
Ditë më parë çifti i artistëve shqiptarë kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe akuzuan regjisoren Vera Grabocka dhe muzikantin Zhani Çiko se e kanë përcaktuar se kush do ta fitojë festivalin.
Së fundmi është këngëtarja Rovena Dilo ajo që ka shprehur pakënaqësitë rreth kësaj gare.
E ftuar në “Vizion Plus” ajo rrëfeu se përse kënga e saj “Ante” nuk u fut në konkurrim në natën finale duke u shprehur se aty ekzistojnë klane të caktuara që ta bëjë të vështirë rrugën.
“Vaçe Zela kishte menduar të ma jepte mua vlerësimin maksimal, 20 pikë, si kryetare e jurisë, pasi si e tillë ajo jepte 20 pikë në raport me 10 pikë që jepnin anëtarët e tjerë. Ndërkohë siç duket, si në çdo festival që ka lojëra të nëndheshme, unë nuk duhej të isha natën e fundit ndaj dhe nuk dola në konkurrim natën e fundit, duke mos prishur punë të klaneve të caktuara që ekzistonin dhe vazhdojnë të ekzistojnë. Këngët e mira gjithmonë vlerësohen, dhe këngëtarët e mirë gjithmonë mbeten. Nuk ka çmim në botë që ti ç’bëj ata”.
