Lazanje me spinaq, ja receta
Lazanje me spinaq, zgjidhja ideale për drekë.
Lifestyle
Përbërësit:
500 gr petë për lazanje
500 gr spinaq
750 gr djath të njomë
400 ml qumësht
150 gr djath parmezan
4 lugë gjelle gjalpë
4 lugë gjelle miell
1 vezë
1 thelpinj hudhre
kripë dhe piper i zi
Përgaditja:
1 Spinaqin lajeni e grijeni.
2 Petët e lazanjës ziejini sipas udhëzimeve në paketim e më pas kullojini.
3 Vezën rraheni, shtojani djathin e njomë, spinaqin dhe gjysmën e djathit parmezan të grirë në rende.
4 Në një tigan shkrijeni gjalpën dhe aty skuqeni miellin.
5 Shtoni qumështin dhe ziejini të gjitha bashkë derisa të trashet salca béchamel.
6 Kriposeni dhe lëreni mënjanë.
7 Në tavën e lyer me yndyrë vendoseni një rend petë lazanjash e sipër tij shtroni mbushjen me spinaq dhe parmezan.
8 Përsëriteni këtë veprim derisa të shpenzoni të gjithë materialin.
9 Përfundojeni me petë lazanjash e mbi to hidhni salcën béchamel.
10 Në fund spërkateni edhe me pak djathë parmezan të grirë në rende dhe vendoseni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 30 minuta. Ju bëftë mirë./meshije.com