Studim i ri që sjell fakte pozitive për kafenë
Konsumuesit e kafesë kanë gjysmë më pak rreziku për të përjetuar kancer në mushkëri, raporton një studim i ri.
Lifestyle
Një filxhan kafe në mëngjes mund të ketë përfitime të mëdha jo vetëm si ndihmës për të vazhduar ditën pas gjumit, por ajo sjell edhe përfitime shëndetësore.
Fasulja e kafesë përmban polifenole e cila mund ta ndalojë ndarjen e qelizave kancerogjene, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit nga Universiteti i Queen, kanë përcjellur më shumë se gjysmë milioni njerëz në botë ku 75% e tyre kanë pirë kafe. Këta persona kishin 50% më pak shanse të diagnostifikoheshin me kancer në mushkëri.
Kjo sepse kafeja përmban antioksidant dhe kafeinë, e cila mund të mbrojë kundër kancerit.
Mirëpo, këtë nuk duhet ta merrni si fakt se kafeja ju mbron nga marrja e kancerit edhe nëse pini cigare, alkool apo jeni edhe mbi peshë. /Lajmi.net/