Mësohet sa shtrenjtë do t’i kushtojë Juventusit sensacioni Haaland

Sulmuesi i RB Salzburg, Erling Braut Haaland vazhdon të lidhet me Juventusin, por është Tuttosport që raporton se për transferimin e tij do të duhen 100 milionë euro, dhe se kampionët e Serie A kanë hasur në konkurrencë edhe nga Premierliga.

Sport

05/11/2019 16:30

Juventus janë në mesin e skuadrave të interesuara për lojtarin që është shndërruar në sensacion në Ligën e Kampionëve.

“Kaq shumë marrëzi janë shkruar në javët e fundit. Ajo që kam lexuar tashmë më bën të qesh”, ka deklaruar drejtori sportiv i RB Salzburg, Christoph Freund.

“Unë nuk kam folur me asnjë klub deri më tani. Mund të them gjithashtu se aktualisht nuk ka asnjë ofertë për afatin kalimtar”.

Sonte (e martë), Napoli pret në ‘Sao Paolon’ Salzburgun në ndeshjen ku do të kërkojnë fitoren për të kaluar në fazën tjetër, me italianët që janë në dijeni me rrezikun që do t’iu kanoset nga i riu norvegjez./Lajmi.net/