A ka ndonjë tatuazh Cristiano Ronaldo?

Që kur ai trashëgoi fanellën me numrin 7 të Manchester United nga David Beckham, Cristiano Ronaldo ka përsëritur statusin e anglezit si një superyll global.

Sport

03/11/2019 18:16

Ashtu siç bëri Beckham me Adidas, Ronaldo u bë fytyra e Nike dhe mjaft markave të tjera përveç kësaj dhe pamja e tij – përfshirë prerjen e flokëve, sensin e modës etj – ka qenë thelbësore për markën CR7.

Po tatuazhet? Goal ju sjell gjithçka që duhet të dini, transmeton lajmi.net.

Cristiano Ronaldo nuk ka asnjë tatuazh dhe nuk duket se është e interesuar të bëjë ndonjë. Në këtë drejtim, ai ndryshon nga lojtarët rivalë si Lionel Messi, Neymar dhe Antoine Griezmann.

Cristiano Ronaldo nuk ka asnjë tatuazh sepse ai rregullisht dhuron gjak.

Ndërsa të kesh ose të bësh një tatuazh nuk e ndalon rreptësisht njeriun të dhurojë gjak, por kufizimet këshillohen dhe respektohen nga lehtësuesit e dhurimit të gjakut.  /Lajmi.net/