Ronaldo zgjedh kostum interesant për ‘Halloween’

Cristiano Ronaldo ka befasuar me kostumin e tij për ‘Halloween’.

Sport

31/10/2019 21:15

Ylli portugez i futbollit është në qendër të vëmendjes këto dy ditë, pas golit të fitores që shënoi mbrëmë kundër Genoa.

Ronaldo u kritikua e lavdërua shumë për mënyrën se si fitoi mbrëmë një 11 metërsh në ndeshjen e vlefshme për Serie A.

Megjithatë, duket sikur portugezi e ka lënë mbrapa mbrëmjen e kaluar, dhe sot është argëtuar me festën e ‘Halloween’.

Ronaldo ka vendosur që të shndërrohet në një kllaun për këtë ditë, përcjell lajmi.net.

CR7 ka postuar një video në ‘Instagram’ ku ka shfaqur ‘look-un’ e tij për ‘Halloween’. Më poshtë mund ta shihni videon. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B4SDDWCAWbd/?utm_source=ig_embed