Ylli i madh i futbollit me maskën më të frikshme për Halloween

Cristiano Ronaldo është futbollsti i radhës që është maskuar frikshëm për Halloween.

Sport

31/10/2019 15:09

Ylli portugez të mërkurën mbrëma ka qenë heroi i Juventusit duke nxjerrë vetë dhe pastaj duke e konkretizuar një penallti në minutën e 95’, për fitoren 2:1 ndaj Genoas në Serie A.

Ndonëse të mërkurën mbrëma solli qetësi për shokët e skuadrës me golin e shënuar, Ronaldo të enjten ka vendosur t’i ‘frikësojë’ ata me maskimim.

Një video nga maskimi i tij, pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka vendosur në Facebook, me përshkrimin: “Happy Halloween everyone”./Lajmi.net/