Cristiano Ronaldo zbulon golin më të mirë që ka shënuar

Cristiano Ronaldo zbulon se goli i preferuari i tij nga 701 ishte ai për Real Madrid kundër Juventus.

Sport

29/10/2019 12:19

Sulmuesi portugez krenohet me një rekord të shkëlqyeshëm në tre nga pesë ligat kryesore të Evropës dhe me mbi 700 gola në të gjitha garat gjatë një karriere të ndritshme – gjë që do të ishte e vështirë të zgjedhësh atë më të mirën.

Ronaldo u duartrokit pas atij goli, të cilin e mbajnë mend mjaft mirë tifozët e Juves, përcjell lajmi.net.

“Është e vështirë të thuash. E fundit është gjithmonë më e rëndësishmja. Por nëse më kërkoni të zgjedh, unë do të thosha golin që shënova kundër Juventusit: goditje në stilin biçikletë”, tha 34-vjeçari në një intervistë ekskluzive për France Football.

“Shikoni lartësinë që unë kam kur prek topin. Mbi 2.40m. Është e jashtëzakonshme. Për mua, është një nga golat më të bukur që janë shënuar ndonjëherë dhe nuk e them këtë sepse unë isha ai që e shënova atë”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/