Sarri: Juve e pa si punë të lehtë Leccen

Maurizio Sarri ka dhënë komentet e tij pas barazimit të Juventus kundër Lecce.

Sport

26/10/2019 18:47

Juventus ka luajtur baras 1:1 kundër Lecce, në një ndeshje ku besohej se tri pikët do të jenë të lehta për ‘Zonjën e vjetër’.

Pas takimit, trajneri i Juventus ka thënë se skuadra e tij e morri këtë punë si të lehtë, prandaj nuk arritën të marrin fitoren.

“Ne krijuam shumë raste për rrugën e golit, por nuk i konkretizuam ato. Nuk duhet menduar se nëse krijojmë raste, goli vjen automatikisht” ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se pas rasteve të para, e morrëm këtë problem si të lehtë, për të dështuar në fund” shtoi italiani.

Me barazimin e Juventus, Inter ka rastin që me tri pikët kundër Parma të kalojë në pozitën e parë. /Lajmi.net/