Higuain dërgohet në spital pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Lecce

Gonzalo Higuain është dërguar në spital, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Juventus – Lecce.

Sport

26/10/2019 18:31

Juventus ka luajtur baras në xhiron e nëntë të Serie A, duke i dhënë mundësi të artë Interit për të marrë lidershipin.

Gjatë kësaj ndeshje u dëmtua ylli argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili u godit nga portieri kundërshtar.

Koka e ‘Pipita’ u gjakos, por me një fashë, ai vazhdoi të luante deri në vërshëllimën e fundit. Megjithatë, mediet italiane bëjnë të ditur se Higuain është dërguar në spital pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Lojtari do t’i nënshtrohet disa testeve për të parë nëse goditja ka shkaktuar ndonjë dëm për të. /Lajmi.net/