Kai Havertz në Serie A

Kai Havertz me paraqitjet e mira në Bundesligë është kthyer në dëshirë të shumë skuadrave.

Sport

26/10/2019 11:47

Talenti gjerman Kai Havertz është njëri nga talentet më premtues në Evropë dhe falë paraqitjeve të tij ka bërë për vete skuadrat e mëdha.

Janë kampionët e Serie A, Juventus, që po pëlqejnë shumë Havertz.

Ai ka marrë vëmendjen e trajnerit Maurizio Sarri nga paraqitja e mirë në Ligën e Kampionëve.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici do ta shikoj përsëri nga afër në nëntor lojtarin, në ndeshjen që Leverkusen e zhvillon në Gjermani ndaj Zonjës së Vjetër./Lajmi.net/