Juventus e Napoli kishin refuzuar shërbimet e Haaland – mund ta merrnin për pak para

Gjigantët e futbollit italian, Juventus dhe Napoli, duket se kanë bërë një gabim shumë të madh në të kaluarën.

Sport

25/10/2019 19:16

Juves dhe Napolit u ishin ofruar shërbimet e Erling Braut Haaland, për vetëm 4 milionë euro, kur lojtari ishte akoma tek skuadra e Molde, në vendlindjen e tij, në Norvegji.

Sulmuesi përfundoi me transferimin në Red Bull Salzburg më pas, pasi skuadrat e Serie A refuzuan shërbimet e tij, bën të ditur ‘Corriere della Sera’, transmeton lajmi.net.

Që kur ka kaluar në Austri, Haaland ka impresionuar me paraqitjet e tij, duke u kthyer në një makineri golash.

Haaland ka shënuar gjashtë herë në tri ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve këtë edicion. /Lajmi.net/