Cristiano Ronaldo ka harruar të shënojë nga gjuajtja e lirë, statistikat e tmerrshme të tij

Cristiano Ronaldo nuk e ka gjetur portën në asnjë prej 28 gjuajtjeve të lira që ka marrë si lojtar i Juventus.

Sport

24/10/2019 08:42

Shtatë prej tyre u shpëtuan nga portieri kundërshtar, ndërsa 19 kanë goditur murin – ashtu si nëntë të fundit – dhe dy përfunduan larg kuadratit.

Portugezi, i cili konsiderohet si gjuajtësi i parë i goditjeve të lira te Juve, ka shënuar 33 gola në 53 ndeshje që nga ardhja e tij në Torino, por asnjë prej tyre nga një top i vdekur jashtë zonës, përcjell lajmi.net.

Ndërkohë, shoku i tij i skuadrës Miralem Pjanic ka shënuar shtatë nga 15 të tilla, duke iu afruar legjendave si Gianfranco Zola (20), Francesco Totti dhe Roberto Baggio (21), Alessandro Del Piero (22), Andrea Pirlo dhe Sinisa Mihajlovic (28).

34-vjeçari duket se i ka harruar goditjet precize dhe potente të cila i aplikonte vite më parë. /Lajmi.net/