“Nëse Zidane është rikthyer, pse jo edhe Mourinho”

Jose Mourinho edhe një herë është lidhur me një rikthim te Real Madrid, dhe Predrag Mijatovic nuk sheh ndonjë arsye që ja ndalon rikthimin portugezit, kur diçka e njëjtë ka ndodhur me Zinedine Zidanen.

Sport

22/10/2019 16:56

Trajneri francez po drejton për të dytën herë Real Madridin, kur sezonin e kaluar zëvendësoi të shkarkuarin Santiago Solari.

‘Goal.com’ ka mësuar se një numër i anëtarëve në ‘Sanatigo Bernabeu’ kanë filluar të humbasin besimin te Zidane.

Mourinho, që në të kaluarën ka drejtuar për tri vite Real Madridin, është kandidati më i mundshëm për t’u ulur në bankinën e ‘Los Blancos’.

“Nëse Zidane është rikthyer dhe unë kam menduar që kjo kurrë nuk do të ndodh, pse Mourinho nuk mund të kthehet”, ka deklaruar Mijatovic, përcjell lajmi.net.

“Të gjithë trajnerët që kanë kaluar nëpër Madrid dëshirojnë të rikthehen sepse duan të rregullojnë gjërat që bënë gjatë kohës së tyre në klub”.

“Por Madridi ka një trajner, emri i tij është Zidane dhe ju duhet të respektoni atë”./Lajmi.net/