Premierligë: Xhiroja e nëntë mbyllet me befasi – Sheffield fiton kundër Arsenal

Xhiroja e nëntë e Premierligës është mbyllur me një befasi të madhe.

Sport

21/10/2019 22:52

Skuadra e Sheffield United ka arritur që të shënojë  fitore në përballjen kundër Arsenal, shkruan lajmi.net.

Sheffield triumfuan me rezultat minimal 1:0, kundër ‘Gunners’ që nuk arritën të gjejnë lojën e tyre.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Lys Mousset, kur luhej minuta e 30’ e ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Me këtë rezultat, Sheffield numëron 12 pikë, duke mbajtur pozitën e 9-të të tabelës.

Arsenal në anën tjetër numëron 15 pikë, në pozitën e pestë të Premeirligës, duke humbur shansin që të renditet para Chelsea. /Lajmi.net/