Federata e Gjibraltarit: Frustruam Kosovën në Prishtinë
Federata e Futbollit të Gjibraltarit ka pritur humbje më të thellë nga Kosova në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Sport
‘Dardanët’ kanë arritur të mposhtin 1:0 Gjibraltarin në miqësore, në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Bernard Challandes, por që vuajti shumë për të gjetur golin e fitores.
Pas ndeshjes, Federata e Futbollit të Gjibraltarit përmes një reagimi në rrjetet sociale, kanë thënë se ka frustruar Kosovën në Prishtinë.
“Gjibraltari frustron Kosovën dhe mposhtet 1:0 nga një goditje e devijuar në Prishtinë”.
“Një paraqitje e mirë nga Gjibraltari, plot disiplinë, pasion, dëshirë dhe ‘luftë’ në një vend ku është i vështirë për të marrë rezultat”, thuhet më tej./Lajmi.net/