Jemi në stinën e mollës, këto janë përfitimet shëndetësore që i merrni nga ky frut

Molla konsiderohet si një nga frytet më të kultivuara dhe më të konsumuara në botë dhe vazhdimisht është thirrur si një frut magjik.

Lifestyle

04/10/2019 13:40

Mollat janë ekstremisht të pasura me mi fibra dietal, antioksidantë, dhe me tjerë përbërës të shëndetshëm.

Ky artikull përbëhet tregon një profil të këtij fruti dhe përftimet shëndetësore që i merrni nëse hani mollë të paktën një në ditë, raporton “Medical News Today”, transmeton lajmi.net.

Përfitimet nga molla

Në përmbledhjen e studimeve, ka rezultuar se molla është njëra prej frutave më të shëndetshëm, të cilët patjetër duhet ta futni në dietën tuaj.

Molla njihet si fryt e cika ndikon në parandalimin e rreziqeve nga infarkti. Si dhe mbi të gjitha, të konsumoni mollë ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit. 

Në disa hulumtime tjera, është raportuar se nëse konsumoni mollë do ulë rrezikun që ju të fitoni sëmundjen e diabetit, që nënkupton që ky fryt e bënë parandalimin e kësaj sëmundje.

Është duke u rritur numri i evidencës që sugjerojnë  se molla mund të parandaloj edhe sëmundjen e kancerit në gji si dhe obesitetit, një prej problemeve më të mëdha në shoqërinë e sotme.

Molla është e pasur me vitaminë C, B kompleks, fibra dietale, minerale si kalciumi etj, /Lajmi.net/