Historia e përdorimit të eterit si anestezi në mjekësi
173 vjet më parë, më 30 shtator të vitit 1846, eteri u përdor për herë të parë si anestezi në mjekësi.
Lifestyle
Atë ditë Eben Frost shkoi në zyrën e dentistit William Morton në Boston Massachusetts. Zotit Frost kishte dhimbje dhëmbi.
Ai u tmerrua teksa mendonte se kjo dhimbje do të ishte akoma më e madhe, kur t’i hiqej dhëmbi.
Frost iu lut doktor Mortonit që ta hipnotizonte për të mos ndjerë dhimbjen. Por kjo nuk ishte e nevojshme.
Doktor Mortoni kishte disa kohë që eksperimentonte me eter. Ai e kishte bërë provë tek qeni i tij, macja edhe tek vetja, megjithatë asnjëherë tek një pacient.
Dentisti i tha Frost se ai mund t’i ofronte diçka më të mirë se hipnoza, nëse Frost do ta pranonte, transmeton KP.
Frost ra dakord. Dentisti Mortoni njomi një shami me eter dhe e udhëzoi pacientin të merrte frymë thellë. Frost e humbi vetëdijen pothuajse menjëherë, dhe në këtë gjendje dentisti Mortoni i hoqi dhëmbin.
Disa javë më vonë, mjekët në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts, filluan të përdorin eter gjatë operacioneve.