Inter e ka seriozisht për titullin, nuk e ndal as Sampdoria për fitoren e gjashtë radhazi

Inter është futur seriozisht në garë për titullin e Serie A këtë edicion, duke i dërguar mesazh të fuqishëm skuadrës së Juventus.

Sport

28/09/2019 19:52

Në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit të Serie A, skuadra e Inter ka regjistruar gjashtë fitore, për maksimumin e pikëve.

Serinë e golave e nisi Stefano Sensi, i cili realizoi me ndihmën e Alexis Sanchez, në minutën e 20’ të takimit, raporton lajmi.net.

Vetëm dy minuta më vonë, Inter dyfishoi epërsinë, me topin e shtyrë në rrjetë nga Alexis Sanchez.

Në minutën e 46’, Inter mbeti pa një lojtar në fushë, pasi Sanchez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Sampdoria shfrytëzoi epërsinë numerikë në fushë, dhe në minutën e 55’ realizoi për 1:2, me anë të Jankto.

Por, Gagliardini qetësoi skuadrën e Inter, kur në minutën e 61’ arriti të shënonte për rezultatin 1:3, që në fund doli të ishte rezultati final i ndeshjes.

Me këto tri pikë, Inter mban kreun e tabelës pas gjashtë xhirove,  me 18 pikë, dy më shumë sesa Juventus, që do të jetë kundërshtari i radhës në Serie A për skuadrën e Antonio Conte. /Lajmi.net/