Kurti takohet me zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve, diskutojnë për projektet e reja në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), Robert de Groot, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe rritjes së investimeve në vend. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, ndërsa takimi u mbajt para nënshkrimit të marrëveshjes…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), Robert de Groot, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe rritjes së investimeve në vend.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, ndërsa takimi u mbajt para nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë për projektin që synon përmirësimin e pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës.
Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, Kurti e falënderoi De Groot për vizitën, ndërsa ky i fundit e uroi për zgjedhjen e presidentes së re, duke vlerësuar se kjo mundësoi kthimin e stabilitetit institucional.
Gjatë takimit u diskutua për rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës dhe mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e investimeve të përbashkëta.
Kurti foli edhe për planet e investimeve në sektorin e hekurudhave, ndërtimin e pesë digave të reja dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030.
Po ashtu, temë e diskutimit ishte zgjerimi i rrjetit të ngrohjes dhe zhvillimi i sektorit të energjisë, përfshirë krijimin e kapaciteteve të reja dhe diversifikimin e burimeve të energjisë. /Lajmi.net/