Ngrënia e mishit mund të bëhet ilegal, njësoj si marihuana, shumë shpejt

Ngrënia e mishit mund të bëhet i paligjshëm në të ardhmen për shkak të dëmtimit të shkaktuar në mjedis, thotë një avokat që bën thirrje për një ligj të ri kundër "ekocidit".

Lifestyle

23/09/2019 16:47

Michael Mansfield thotë se legjislacioni i ri është i nevojshëm për të kriminalizuar “shkatërrimin e qëllimshëm të natyrës”, të cilën ai e përshkroi si një “krim kundër njerëzimit”, transmeton lajmi.net.

“Unë mendoj se kur shikojmë dëmin që shkakton konsumi i mishit planetit duhet të bëhet i paligjshëm”, deklaroi ai.

“Ne e dimë se 3,000 kompanitë më të mira në botë janë përgjegjëse për më shumë se 1,5 trilionë paund dëme në mjedis me prodhimin e mishit dhe qumështit”, potencoi tutje avokati.

“Një gjë të tillë e thanë OKB. Ka ardhur koha që një ligj i ri kundër ekrocidit të barazohet me gjenocidin dhe krimet e tjera kundër njerëzimit”. /Lajmi.net/