Personat që vuajnë nga kjo lloj alergjie, të bëjnë kujdes me gjumin

Ushtrimet dhe privimi i gjumit mund të bëjnë simptomat e alergjisë ndaj arrave më vdekjeprurëse, ka sugjeruar një studim.

Lifestyle

19/09/2019 08:40

Studiuesit në Spitalin Addenbrooke në Kembrixh ushqyen me miell kikiriku më shumë se 126 njerëz që ishin alergjikë ndaj arrave.

Vullnetarët konsumuan miellin deri sa pësuan një reagim, i cili u trajtua shpejt, transmeton lajmi.net.

Mesatarisht, u desh një kikirikë e tërë (0.3g) për pjesëmarrësit të përjetonin një reaksion alergjik.

Procesi u përsërit më pas ndërsa pjesëmarrësit ushtroheshin. Shkencëtarët zbuluan se sasia e kikirikut që u desh për të shkaktuar një reagim u përgjysmua gjatë aktivitetit fizik.

Shkencëtarët gjithashtu testuan nivelet e tyre të reagimit kur ata ishin të privuar nga gjumi dhe zbuluan se, në mënyrë të ngjashme, toleranca e tyre ndaj arrës ishte përgjysmuar.

Ekipi i hulumtimit thotë se gjetjet, të cilat janë botuar në revistën ‘The Journal of Allergy and Clinical Immunology’, mund të zbatohen në ushqime të tjera. /Lajmi.net/