“Xhamadani vija-vija” këndohet në ushtrinë e Zvicrës, videoja cilësohet skandaloze
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale në Zvicër, është shndërruar në një lloj skandali.
Fun
Gjatë një udhëtimi me makinë, disa ushtarë zviceranë këndojnë “Xhamadani vija-vija”, që sipas mediave në Zvicër është himni jozyrtar i shqiptarëve.
“Kënga ka të bëjë me unitetin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Të bashkuar me xhaketën, Xhamadan. Kënga është himni jo zyrtar i shqiptarëve”, thuhet në gazetën “Blick”.
Për këtë video, në ushtrinë e Zvicrës tani kanë nisur hetimet.
Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist, ka thënë se kanë nisur hetimet, por ende nuk ka asnjë informacion rreth qarkullimit të kësaj videoje.