A është vera e shëndetshme për t’u konsumuar? Ekspertët japin përgjigjen përfundimtare
Ekspertët e shëndetit kanë bërë të ditur se vera e kuqe është e shëndetshme për organizmin tuaj.
Lifestyle
Sipas tyre, varietetet e verës së kuqe janë përgjithësisht më të larta në përbërjet e dobishme të bimëve, transmeton lajmi.net.
Këto kimikate të shëndetshme mund të gjenden edhe tek verërat e bardha, por kanë tendencë të jenë në nivele shumë më të ulëta.
Sido që të jetë, ‘Daily Mail’ ka radhitur shtatë nga përfitimet që sjellë vera e kuqe, në rast të konsumimit të saj në mënyrë të moderuar.
Lista e përfitimeve shëndetësore nga konsumimi i verës së kuqe:
#1. Parandalon infeksionin dhe inflamacionin,
#2. Përmirëson shëndetin e eshtrave,
#3. Parandalon sulmin në tru,
#4. Parandalon sëmundjet e zemrës,
#5. Ulë nivelin e kolesterolit,
#6. Përmirëson ndjeshmërinë e insulinës tek personat me diabet,
#7. Redukton rrezikun e kancerit.
Udhëzimet australiane rekomandojnë që të rriturit të pinë jo më shumë se dy gota standarde në ditë, për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit nga sëmundja ose dëmtimi i lidhur me alkoolin.
Një pije standarde përmban rreth 10 gramë alkool – sasia që trupi juaj mund të përpunojë brenda një ore.
Gota mesatare e verës e shërbyer në një pijetore përmban 1.5 të pijes standarde. /Lajmi.net/