A është alkooli ‘droga’ për të cilën duhet më së shumti të shqetësohemi?

Alkooli droga e cila po konsiderohet tejet e rrezikshme.

Lifestyle

29/08/2019 10:36

Përderisa është ngulitur në trurin e të gjithëve se marihuanë është droga që përdoret më së shumti nga të rinjtë dhe që i udhëzon ata drejtë një rruge më të errët e shpesh herë edhe më të rrezikshme.

Por, a mund ta shohim atë si të vetmen substancë që i shtyn të rinjtë dhe të tjerët drejt kësaj rruge, raporton “The Hearty Soul”, transmeton lajmi.net.

Kanabisi është bërë një bimë mjaft popullore dhe është raportuar që në botë janë rreth 182 milion përdorues në vitin 2017, mirëpo, nuk është droga më e zakonshme dhe më e përdorur, renditet në vendin e tretë, pas alkoolit dhe duhanit.

Ekziston një substancë tjetër. Është ajo që mund të jetë tejet e varur, ka efekte anësore të pakthyeshme dhe të dëmshme – dhe është plotësisht legal.

Një epik shkencëtarësh nga Universiteti i Florida kanë zbuluar se droga më e keqe që çon drejtë vendimeve të errët, nuk është kanabisi, por alkooli.

Me konsumimin e alkoolit gjasat për të pirë duhan dhe kanabis janë shumë të larta. Po ashtu, pirja e alkoolit mund të i josh përdoruesit të përdorin edhe droga të tjera si p.sh: kokaina.

Ky studim ka treguar se studentët dhe të rinjtë të cilët kanë pirë apo pinë alkool kanë një rrezik më të lart të përdorin edhe droga të tjera të ligjshme dhe të paligjshme. /Lajmi.net/