Studim i ri: Të mbani qen në shtëpi është mirë për zemrën tuaj

Shkencëtarët kanë analizuar shëndetin e një grup me njerëz të cilët mbajnë kafshë. Ata të cilët kanë mbajtur qen në shtëpi kanë pasur rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.

Lifestyle

23/08/2019 15:18

Të mbani një qen në shtëpi është mirë për zemrën tuaj, sepse ata ju inkurajojnë të dilni jashtë të ecni dhe të vraponi, pretendojnë shkencëtarët.

Ekspertët të cilët kanë analizuar shëndetin e qindra njerëzve kanë gjetur se ata të cilët kane pasur këtë kafshë – kanë më shumë gjasa të kenë qenë fizikisht më aktiv, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Mbajtësit e qenve, po ashtu kanë pasur një diet më të mirë dhe kanë më pak gjasa të zhvillojnë diabet, këtë e kanë gjetur hulumtuesit në Çeki.

Hulumtimi tjetër i zhvilluar nga Universiteti i Brno, ka ndjekur më shumë se 2000 njerëz. Te gjithë pjesëmarrësit, ishin të moshës 24-65 vjeç, dhe nuk kanë pasur asnjë histori të sëmundjeve të zemrës.

Atyre ju dha një rezultat i shëndetit të zemrës, bazuar në dietën e tyre, nivelin e shtypjes, statutin e pirjes së cigares stërvitjet, etj. Të gjithë këta pjesëmarrës u pyetën rreth statusit të tyre social ekonomik, historia mjekësore si dhe a konsumojnë cigare.

Studimi ka krahasuar pikët shëndetësore kardiovaskulare të atyre që kanë mbajtur kafshë dhe të atyre që nuk kanë mbajtur.

Rreth 16.4% të të atyre që nuk kanë mbajtur kafshë janë ushqyer më dobët, në krahasim me ata të cilët kanë pasur të paktën një kafshë në shtëpi. 61.8% të pronarëve të kafshëve kanë pasur një një nivel më të lartë sa  i përket ushtrimeve, si dhe këta persona kanë pasur nivel më të ulët të kolesterolit dhe  gjasa më të vogla për zhvillimin e diabetit- në krahasim me ata të cilët nuk kanë pasur kafshë, e konkretisht qen. /Lajmi.net/