Ndryshe nga Zidane, ky është vendimi i tifozëve të Real Madridit për Jamesin
Tifozët e Real Madridit kanë shprehur mendimin e tyre për mesfushorin James Rodriguez.
Sport
Tifozët e Real Madridit nuk kanë dyshime se cila duhet të jetë e ardhmja e mesfushorit James Rodriguez.
Në një sondazh të realizuar nga e përditshmja sportive madrilene “AS”, shumica prej tyre kanë votuar pro qëndrimit të kolumbianit tek skuadra e “Los Blancos” për sezonin e ri, përcjell lajmi.net.
Nga 127.161 vota, 81 për qind ishin në kërkim të qëndrimit të Jamesit në Santiago Bernabeu.
Por, drejtuesit e klubit dhe trajneri Zinedine Zidane ende janë në kërkim të një blerësi për Jamesin. /Lajmi.net/