Këtë video ku nëna e Rita Orës kërcen me kokë në ujë s’duhet ta humbisni
Nëna e Rita Orës po i lë nën hije shumë vajza të reja.
ShowBiz
Nëna e këngëtares Rita Ora, Vera, është po ashtu e njohur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, shkruan lajmi.net.
Ajo është një ndër përkrahëset më të mëdha të Ritës e cila po arrin suksese të vazhdueshme me muzikë.
Emri i Verës përveç sukseseve në profesionin e saj dhe të vajzës, po i lakohet edhe lidhur me stilin e veçantë që ka dhe linjat trupore të cilat ka arritur t’i ruajë mjaft mirë.
Së fundmi po qarkullon një video e saj në të cilën shihet duke kërcyer me kokë në ujë, video kjo e cila po bën xhiro në rrjet dhe i ka habitur të gjithë./Lajmi.net/