ZYRTARE: Ky do të jetë kapiteni i ri te Man City

Pep Guardiola ka zgjedhur kapitenin e ri te Manchester City.

Sport

09/08/2019 16:38

Pas largimit të Vicent Kompany, Manchester City në sezonin e ri do të ketë një tjetër kapiten.

Trajneri Pep Guardiola, ka vendosur të shiritin e kapitenit t’ia besojë mesfushorit David Silva.

Silva është një nga lojtarët me kohën më të madhe të qëndrimit te Manchester City, pas transferimit nga Valencia në vitin 2010.

Në 285 paraqitje, 33 vjeçari spanjoll ka shënuar 54 gola./Lajmi.net/