ZYRTARE: Drinkwater largohet nga Chelsea, kjo është skuadra e tij e re
Mesfushori Danny Drinkwater është larguar nga Chelsea pas dy sezoneve në Londër.
Sport
30-vjeçari është huazuar për një vit tek skuadra nga Premierligë, Burnley.

Drinkwater ka finalizuar këtë transferim në minutat e fundit të afatit kalimtar.
Mesfushori nuk ka gjetur veten në skemat e Frank Lampard te Chelsea.
Kujtojmë se Drinkwater te Chelsea është transferuar në vitin 2017, nga Leicester City./Lajmi.net/