SHBA shton sanksionet ndaj Qeverisë së Venezuelës
Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur sanksione të reja kundër Qeverisë së Venezuelës, duke i ngrirë asetet në Shtetet e Bashkuara dhe duke i penguar kryerjen e transaksioneve.
Bota
Në vendimin e Trumpit thuhet se “të gjitha pronat e Qeverisë së Venezuelës, që janë në Shtetet e Bashkuara bllokohen, nuk mund të transferohen, eksportohen, tërhiqen” apo diçka tjetër e ngjashme.
Kjo masë pritet të jetë më e dëmshme për Qeverinë Socialiste të Venezuelës, në krahasim me sanksionet paraprake.
Ky është një nga vendimet e fundit të SHBA-së ndaj Venezuelës, që synon të shtojë presionin ndaj presidentit Nicolas Maduro për t’u larguar nga pushteti.
Shtetet e Bashkuara janë vetëm një prej 50 shteteve tjera që nuk e konsiderojnë Maduron president legjitim të Venezuelës.
SHBA-ja përkrah udhëheqësin e Asamblesë Kombëtare, Juan Guaido, i cili ka shpallur veten president në muajin janar.
Guaido ka mirëpritur këtë masë, duke thënë se ajo ndëshkon “ata që kryejnë biznese me regjimin”.
Sipas tij ngrirja e aseteve mbron banorët e Venezuelës nga “ata që përfitojnë nga uria dhe dhembja” e popullsisë, transmeton rel.
Presidenti i kontestuar Maduro ende nuk ka komentuar këtë masë.