Koscielny bëhet me skuadër të re

Laurent Koscielny është në Francë për t'i nënshtruar testeve mjekësore te Bordeaux, me një marrëveshje prej 5 milion eurosh, ndërsa Carl Jenkinson gjithashtu është rrugës drejt largimit nga Arsenal.

Sport

06/08/2019 09:36

Dëshira e francezit është për t’u kthyer në vendlindje dhe një marrëveshje është afër finalizimit, kanë konfirmuar burimet për Goal.

Koscielny, i cili ka akoma edhe një vit në kontratën e tij në ‘Emirates Stadium’, nuk e ka fshehur dëshirën për tu kthyer në shtëpi këtë verë, transmeotn lajmi.net.

Ai ka bërë presion të vazhdueshëm për t’u larguar nga Arsenali, sidomos pas prishjeve të raporteve me trajnerin Unai Emery.

Pavarësisht insistimit të klubit që Koscielny të qëndronte së paku edhe një vit, kjo nuk do të jetë e mundur.

Tashmë opsionet e Arsenalit për fazën mbrojtësi reduktohen dukshëm dhe ky mund të jetë një problem për Emeryn. /Lajmi.net/