Goditje e rëndë për Man City, lëndohet Leroy Sane

Manchester City ka marrë një goditje të madhe në ndeshjen kundër Liverpool, të vlefshme për trofeun Community Shield.

Sport

04/08/2019 17:35

Në ndeshjen që është duke u luajtur aktualisht, Man City po prinë me rezultatin 1:0, pas 67 minutave lojë.

Ndeshja po ecën për mrekulli për ‘Citizens’, por në pjesën e parë, ishte anësori gjerman, Leroy Sane, ai i cili pësoi një dëmtim që ia humbi pjesën e mbetur të ndeshjes.

Lojtari u dëmtua pas ndërhyrjes së Alexander Arnold dhe e pati të pamundur të rikthehet në fushën e gjelbër.

Gjermani u zëvendësua nga Gabriel Jesus, pas vetëm 13 minutave lojë. /Lajmi.net/