Juve po punon në mbylljen e marrëveshjes për shkëmbimin Cancelo – Danilo

 Juventus duket se janë të interesuar të mbyllin sa më parë marrëveshjen për shkëmbimin mes Joao Cancelo dhe Danilo.

Sport

02/08/2019 18:30

Drejtori i Juventusm Fabio Paratici është akoma në Londër, duke punuar me Manchester City për shitjen e Joao Cancelo.

Cancelo do t’i kushtojë Man Cityt rreth 35 milionë, plus Danilo, gjë që nuk pritet të jetë problem për ‘Citizens’, transmeton lajmi.net.

‘Zonja e vjetër’ akoma duhet të punojë për marrëveshjen personale me Danilo, të cilën punë pritet ta kryej Paratici me agjentin e brazilianit.

Danilo aktualisht fiton 5 milionë euro për vit, dhe ka kontratë deri në vitin 2022, kështu që ‘Biankoneri’ do të propozojnë një kontratë më të gjatë, me pagë më të ulët. /Lajmi.net/