E refuzoi Arsenalin, për Evertonin
Sulmuesi Juventusit, Moise Kean, e ka refuzuar Arsenalin për të nënshkruar me Evertonin, për shkak të dëshirës së klubit për ta ndërtuar skuadrën rreth tij.
Sport
19-vjeçari është shumë pranë që të nënshkruajë me Toffees, ndërsa Zonja e Vjetër do të përfitojë 30 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh.
Ndërsa Daily Mail ka raportuar se ai kishte marrë ofertë edhe nga Arsenali, porse e ka refuzuar atë.
Këtë vendim e ka marrë, duke qenë se Topçinjtë nuk kanë mundur t’ia premtojnë pozitën e startuesit, pasi Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette janë zgjedhja e parë në fazën e sulmit.
Te Evertoni besojnë se Kean mund të arrijë nivelet e Romelu Lukakut në Goodison Park. Gjatë katër sezoneve të tij, belgu kishte shënuar 87 gola, ndërsa më pas u transferua te Manchester Unitedi (2017) për 85 milionë euro.