Protestuesit në Tiranë nuk ndalen, pas bizneseve shkatërrojnë edhe semaforë e kangjella
Pasi shkatërruan dhe dogjën disa biznese në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kanë lëvizur, duke mbërritur në kryqëzimin e madh në rrugën e Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë. Siç duket në pamjet e siguruara nga gazetarja Kleida Muka, protestuesit kanë shkatërruar kangjellat, semaforët dhe çdo gjë që gjejnë përpara. Protestuesit janë gjithnjë në lëvizje dhe…
Lajme
Pasi shkatërruan dhe dogjën disa biznese në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kanë lëvizur, duke mbërritur në kryqëzimin e madh në rrugën e Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë.
Siç duket në pamjet e siguruara nga gazetarja Kleida Muka, protestuesit kanë shkatërruar kangjellat, semaforët dhe çdo gjë që gjejnë përpara.
Protestuesit janë gjithnjë në lëvizje dhe nivelin e dhunës e kanë vazhdimisht në rritje, duke mos kursyer asgjë që i del përpara.