Kurti bisedon me të dërguarën britanike, Mbretëria e Bashkuar përgëzon Kosovën për funksionalizimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë bisedës, Pierce ka përcjellë urimet e Qeverisë britanike dhe të kryeministrit Andy Burnham për zgjedhjen e Presidentes së Kosovës dhe funksionalizimin…

Lajme

14/10/2026 19:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë bisedës, Pierce ka përcjellë urimet e Qeverisë britanike dhe të kryeministrit Andy Burnham për zgjedhjen e Presidentes së Kosovës dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve të vendit.

Ajo gjithashtu ka shprehur përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, përparimin e saj demokratik dhe proceset politike e zhvillimore.

Ndërkaq, Kurti e ka falënderuar Pierce për urimet, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë britanike dhe zhvillimin e partneriteteve të reja strategjike.

Biseda telefonike vjen pas përmbylljes së procesit të formimit të institucioneve të Kosovës, me zgjedhjen e Presidentes së re dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve shtetërore. /Lajmi.net/