Osmani pas ndërrimit të komandës së KFOR-it: Paqja në Kosovë është më e sigurt me NATO-n pranë nesh
Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka vlerësuar rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, duke theksuar se aleanca qëndroi pranë popullit të Kosovës edhe në periudhat më të vështira të historisë. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë…
Lajme
Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka vlerësuar rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, duke theksuar se aleanca qëndroi pranë popullit të Kosovës edhe në periudhat më të vështira të historisë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, ku ka shprehur mirënjohje për kontributin e ushtarakëve të NATO-s në vend.
Ajo ka falënderuar admiralin George M. Wikoff për angazhimin e ushtarakëve të NATO-s, si dhe komandantin e deritanishëm të KFOR-it, gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, për shërbimin dhe përkushtimin e tij.
Osmani gjithashtu i ka uruar suksese komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralmajorit Roberto Vergori, në përmbushjen e misionit të tij në Kosovë.
“NATO ishte me popullin tonë në orët më të rënda të historisë dhe mbetet garant i paqes dhe sigurisë në vendin tonë”, ka shkruar Osmani.
Në fund, ajo ka theksuar rëndësinë e pranisë së NATO-s për sigurinë e Kosovës, duke shtuar: “Paqja në Kosovë është gjithnjë më e sigurt me NATO-n pranë nesh!”. /Lajmi.net/