Evra tregon situatën qesharake para se të transferohej te United

Ish-mbrojtësi i majtë i Manchester United, Patrice Evra ka pohuar se ka luajtur me pula në bagazhin e tij për katër muaj ndërsa ishte në Monaco.

Sport

31/07/2019 08:38

Mbrojtësi francez kishte pësuar një dëmtim në një ndeshje ndërkombëtare, por menaxheri i atëhershëm Didier Deschamps i duhej që ai të luante me dhimbje dhe mjekët e klubit sugjeruan që futja e pulës në bagazhin e tij do ta ndihmonte.

Përformanca mbresëlënëse me pula e ndihmuan Evran sa përfundimisht Manchester United e ftoi dhe e transferoi atë nga Ligue 1 në Premierligë, ku ai fitoi pesë tituj të ligës, tre Kupa të Ligës dhe një Champions, përcjell lajmi.net.

“Njerëzit kishin fjalë kur ne arritëm finalen e Ligës së Kampionëve në 2004, por pjesa më e çmendur [e karrierës sime] në Monaco erdhi pasi unë kisha luajtur një lojë për ekipin francez U21″, tha Evra për The Players Tribune.

“Një kundërshtar shtypi këmbën time dhe e kisha të dëmtuar keq. Në spital i thashë trajnerit të Monacos, Didier Deschamps, – ‘është shumë e dhimbshme. Nuk mund të luaj, në nuk mund të eci!’ ”.

“Por ekipi kishte nevojë për mua, kështu që mjekët u përpoqën gjithçka për ta hequr dhimbjen. Asgjë nuk funksionoi. Pastaj dikush nga stafi i klubit tha: “Pse nuk e provon si në kohërat e vjetra?”

‘’Të gjithë kishim mbetur të habitur. Porosita një pulë dhe këpucë të reja. Pasoja topin, ishte e dhimbshme por ndjehesha mirë’’.

“Pula më mundësoi të luaj aq mirë, sa, në janar 2006, unë nënshkrova për Manchester United”, shtoi ai. /Lajmi.net/