Chelsea përjashton tifozin pas thirrjeve raciste ndaj Sterling

Chelsea e ka përjashtuar në mënyrë të përhershme një tifoz që të futet në Stamford Bridge, pas thirrjeve raciste në ndeshjen e Premierligës ndaj Manchester Cityt në dhjetor 2018.

Sport

30/07/2019 14:31

Pesë tifozë të tjerë janë përjashtuar nga stadiumi i ‘Bluve’ për dy vjet po ashtu për shkak të thirrjeve raciste.

Akuzat penale kundër tifozëve të përfshirë në sulm u hodhën poshtë, por Chelsea vendosi të shqiptojë sanksionet pasi përfundoi hetimi i tyre, përcjell lajmi.net.

Deri te ky vendim erdhi pas qarkullimit të videos në rrjetet sociale, ku disa tifozë blu abuzonin në mënyrë raciste me anësorin Raheem Sterling.

Colin Wing, 60 vjeç, më parë mohoi se përdori gjuhë raciste kundër Sterling në një intervistë për Daily Mail.

Chelsea konfirmoi se e morën parasysh këtë mohim kur lëshuan ndalimin e përhershëm të tifozit, pasi kishin dëgjuar prova nga dy ekspertë të leximit të buzëve, të cilët thanë se gjuha e përdorur ishte abuzive raciale. /Lajmi.net/