La studimet për shkak një sëmundje, e gjeti vet kurën e tij
Doug Lindsay ishte 21 vjeç kur filloi vitin e tij të parë në Universitetin e Kansas, dhe papritur bota e tij u përmbys.
Lifestyle
Pas ditës së tij të parë, kur u kthye në shtëpi ai kolapsoi në tryezën e shtëpisë së tij duke humbur ekuilibrin dhe që nga ajo ai u dobësua çdo ditë e më shumë.
Ishte viti 1999. Simptomat me kalimin e kohës po bëheshin më intensive dhe të pakontrollueshme. Zemra e tij rrihte shumë shpejt, ai u ndjehej i dobët dhe me marramendje. Lindsay mund të ecte vetëm 50 metra dhe nuk mund të qëndronte më shumë se 5 minuta, raporton “CNN”.

Ai kishte ëndrra të mëdha, por në vend të kësaj atij iu deshtën të kalonte 11 vitet e ardhshme të mbyllura në spital.
Mjekët u habitën. Trajtimet nuk kryenin punë. Dhe Lindsay përfundimisht e kuptoi që nëse donte jetën e tij, ai duhet ta kthej vet.
Të njëjtën sëmundje kishte edhe nëna e tij. Kur ai ishte 4 vjeç nëna e tij nuk mund të ecte. Po ashtu edhe tezja e vet, dhe Lindsay iu është frikësuar kësaj duke thënë që edhe ai do të ketë të njëjtin problem. Kështu ai filloi ta studionte këtë sëmundje, ai u zhyt në hulumtime mjekësore i vendosur për të gjetur një rrugëdalje. Ai pa specialistë nga endokrinologjia, neurologjia, mjekësia e brendshme dhe specialitete të tjera. Dhe këtu ai e kuptioi që duhet vet të gjente zgjidhjen e këtij problemi që kishte.
Dhe vite më vonë ai dyshonte se mund të kishte diçka në gjëndrën e tij të veshkave që vepronte si tumor, por nuk ishte një. Doktorët gjendjen e tij e quanin diçka shumë të rrallë.

Por Lindsay nuk u dorëzua, ai gjeti një kirurgji të re.
Ai erdhi më në fund në një përfundim. Nëse nuk ka ndonjë operacion për këtë, unë to ta bëjë një”.
Ai gjeti një studim të vitit 1980 nga një shkencëtar në Universitetin e Gjeorgjisë, të cilin ai e përmbledhi atë, në 362 faqe PDF, ku ka propozuar operacionin për ta larguar atë sëmundje.

Më pas shpenzoi 18 muaj duke u munduar të gjej se si të kryej procedurën. Lindsay arriti të shpëtonte veten por jo shumë shpejt, ai e pati operacionin e fundit në vitin 2012, më pas ka qenë në medikamente gjatë gjithë kohës, por prapë ai sot është duke i ndihumar personave të tjerë që kanë sëmundje të rralla./Lajmi.net/
